Krasniqi: Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre e shtynë përpara këtë proces për Kosovën

Krasniqi: Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre e shtynë përpara këtë proces për Kosovën

Me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për Kosovën.

“Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën”.

“Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Lulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anëtare e se cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij procesi”.

 

Postimi i plotë:

Me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën.

 

Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar në APKE i grupit të ALDE-s, anëtare e së cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar në çdo hap të këtij procesi.

Tani, me optimizëm, angazhim dhe lobim, presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji.

Shpërndaje në: