Krasniqi-Kurtit: Me kënd me repliku me këtë tuc, nuk është puna e 100 eurove, po e dinjitetit kryeministër

Krasniqi-Kurtit: Me kënd me repliku me këtë tuc, nuk është puna e 100 eurove, po e dinjitetit kryeministër

Kryetari i PDK’së Memli Krasniqi, i ka replikuar kryeministrit Kurti i cili tha se Jasharaj është i opozitës, përcjell Periskopi.

Krasniqi ke menjëherë i ashpër ndajë kryemistrit duke i thënë “tuc është ky”, me kënd me repliku.

“Është marre me thanë që mësimdhënist janë pazargji. Nuk është puna e 100 eurove, poe  dinjitetit. Edhe akuzon se Jasharaj është i opozitës.”

“Me kënd me repliku me këtë tuc. Me këtë tuc. Dul këtu e lëshoj një grusht miza. Na ia tham që ky mendon që realitetit që veç ky çka thotë. Erdha na tha qysh i ka dhënë subvencion 49 milionë euro për rrymë për serbët në veri. Është marre me thanë që mësimdhënësit janë pazargji. Nuk është puna e 100 eurove, po e  dinjitetit. Edhe akuzon se Jasharaj është i opozitës”, tha Memli Krasniqi në foltore./Periskopi

Shpërndaje në: