Krasniqi – Kurtit: Mirë që dole kryeministër se kaniherë po fshehesh mas këtyre argatëve tu

Krasniqi – Kurtit: Mirë që dole kryeministër se kaniherë po fshehesh mas këtyre argatëve tu

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj grevës, transmeton Periskopi.

I tha mirë që doli në foltore, e nuk po fshehet pas ministrave të tij.

‘’Mirë që dole kryeministër se kaniherë po fsheheh mas këtyre argatëve tu. Mësoj kanihere se është populli tu e i pa, e s’ka nevojë  me ta dëshmu çka janë. Këta garën e kanë kush pe lëvdon Kurtin më shumë. Më 1 shtator u dashtë me nisë mësimi, jo diskutimi. Po flet për një palë që nuk është këtu, nuk është fer. Greva është problem specifik.’’, tha ai.

”Thojshit dita erdh. Dita shkoj, Kryeministër. Mramja është duke ardhë. Ju ende nuk e keni filluar punën. Qu puno najsen. Dije që ora katër pasdite është, e ju ende asgjë nuk keni bërë”, ka thënë Krasniqi./PERISKOPI/

Shpërndaje në: