Krasniqi për protestën e studentëve: Lëkundi themelet e Jugosllavisë, dha mesazhin se flaka e lirisë ishte ndezur

Krasniqi për protestën e studentëve: Lëkundi themelet e Jugosllavisë, dha mesazhin se flaka e lirisë ishte ndezur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar protestën e studentëve në 26 vjetorin e mbajtjes së saj.

Ai ka thënë se kjo protestë emblematike ka lëkundur themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Krasniqi ka thënë se protesta dha mesazhin e qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit.

“Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori!”, tha Krasniqi.

Ky është postimi i tij:

Sot shënojmë 26 vjetorin e protestës emblematike të studentëve, e cila, me 1 tetor të vitit 1997, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit.
Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur.
Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori!
Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!

Shpërndaje në: