Krasniqi: Vetëvendosje të gjejë një kandidat tjetër, Albulena Haxhiu është simbol i dështimit të 4 vjeçarit të kaluar

Krasniqi: Vetëvendosje të gjejë një kandidat tjetër, Albulena Haxhiu është simbol i dështimit të 4 vjeçarit të kaluar

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi ka konfirmuar se nuk kanë votë për propozimin e Vetëvendosjes pë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, shkruan Periskopi.

“Kjo vërtetë është një situatë e paprecedent dhe një situatë që nuk I ka hijë një instituconi kaq të rëndësishëm si kuvendi. Koalicioni I Vetëvendosjes e ka të drejtën për ta propozu kryetarin, por jo për ta imponu sepse nuk mundet me cdo kusht me vendosë për këdo që e propozon. Sot përsëri po e shihni që po e vazhdojnë bllokadën për krijimin e institucioneve, në vend që të kërkonin një kandidat ose kandidat tjetër. Kandidtaja e cila ka dështuar disa herë radhazi e që do të dështonte edhe sot edhe pasnesër edhe kurdo herë tjetër nuk mundet me qenë më e e rëndësishmë sesa krijimi I institucioneve.

Andaj rrugëdalja është e qartë, VV duhet ta gjej një kandidat tjetër, sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri”, tha Krasniqi mes tjerash.

Ai shtoi se PDK s’ka votë për ish-minsitren Haxhiu pasi siç thotë ajo është dështim i qeverisë në 4 vjeçarin e kaluar./PERISKOPI.

 

 

Shpërndaje në: