Kris Jenner dëshiron të mbajë të bashkuar familjen e saj edhe pas vdekjes

Kris Jenner dëshiron të mbajë të bashkuar familjen e saj edhe pas vdekjes

Kris Jenner ka deklaruar në sezonin e ri të serialit “Kardashianët” se dëshiron të mbajë të bashkuar familjen e saj edhe pas vdekjes.

Ajo dhe vajza e saj Khloe vizituan një varrezë për të shqyrtuar mundësinë e sigurimit të vendeve të përbashkëta të varrimit, duke hapur kështu diskutimin brenda familjes për planifikimin e fundit të jetës. Sipas revistës People, Jenner sugjeroi madje ndërtimin e një mauzoleu familjar.

Gjatë bisedës së zhvilluar në FaceTime me vajzat, ajo theksoi se, për shkak të natyrës së saj tepër organizative dhe çrregullimit obsesiv-kompulsiv, e sheh si detyrim personal marrjen e këtyre vendimeve.

Jenner u shpreh se si kryefamiljare ndihet përgjegjëse që gjithçka të jetë e qartë dhe e rregulluar, në mënyrë që askush të mos përballet me pasiguri në momentet më të vështira.

Ajo theksoi se, edhe pse ka bindjen se do të “shkojë në parajsë”, për të mbetet tejet i rëndësishëm vendi ku do të prehet trupi i saj. Me shaka dhe qetësi, Jenner i tha Khloe-s se vendi i propozuar ndodhej pranë një qendre tregtare, duke shtuar se familjarët mund të kryenin blerjet dhe ta vizitonin me lehtësi.

Ajo shtoi se plani i tyre familjar përfshin hapësirë të mjaftueshme për të gjithë dhe se, sipas saj, pas vdekjes do të “shijonte një martini në parajsë” teksa do të vazhdonte të ndiqte nga larg jetën e familjes./Periskopi/

 

Shpërndaje në: