Kristjan Asllani u bë shqiptari i katërt që e fiton “Scudetton”, këta ishin tre të tjerët

Kristjan Asllani u bë shqiptari i katërt që e fiton “Scudetton”, këta ishin tre të tjerët

Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar zyrtarisht titullin e 20-të pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Zikaltërit mposhtën Milanin 1-2 dhe tani kanë 86 pikë, 17 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt që është Milan.

Merita në titullin e Interit padyshim që ka edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që po kalon vitin e tij të dytë me fanellën zikaltër.

Asllani ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij Interi, derisa bëhet vetëm futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin kampion në Serie A me fanellën e Interit.

Futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është i ndjeri Naim Kryeziu nga Gjakova, shkruan abcnews.

Ai kishte luajtur për tetë vite me Romën, ndërsa kishte fituar titullin e parë në histori të skuadrës italiane në sezonin 1941/42.

Futbollisti i dytë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është sulmuesi Giacomo Vrioni, aktualisht në MLS te New England Revolution.

Vrioni ishte pjesë e Juventusit në sezonin 19/20 ku luajti një ndeshje dhe u shpall kampion i Italisë.

Ndërkohë futbollisti i tretë shqiptar që ka fituar titullin është Amir Rrahmani me Napolin.

30-vjeçari nga Prishtina u shpall kampion i Italisë me Napolin në sezonin 22/23 ku ishte ndër futbollistët kryesorë të kësaj skuadre.

Shpërndaje në: