Kriza me rrymë: I gjithë Libani në terr, 20 orë në ditë pa rrymë

Kriza me rrymë: I gjithë Libani në terr, 20 orë në ditë pa rrymë

Kriza politike dhe ekonomike në Liban e ka zhytur popullin e këtij vendi në errësisë. Tash është pa qymyr dhe disa po përjetojnë reduktime të rrymës deri në 20 orë në ditë. E gjithë kjo po ndodh në kohën e një krize globale të energjisë, që tashmë po troket ngapak edhe në vendin tonë. 

Spitalet i kanë shkurtuar shërbimet esenciale ndërsa motoristët po ecin me motorët e tyre për orë me radhë që të mbushen me naftë.

Për ata qytetarë që nuk mund ta përballojnë energjinë elektrike, i vetmi shpëtim mbesin qirinjtë, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Hasani, një banor në Beirut, përkundër që i sëmurë s’mund të bëj asgjë në terr.

Jashtë, fqinjtë e tij mblidhen nën llampat e rrugës që janë me energji diellore.

Ata e quajnë veten “refugjatë të rrymës”.

“S’ka ujë, s’ka rrymë, s’ka strujë, s’ka asgjë,” – thotë Aishe Almahmoud.

Edhe pompat e benzinës janë bërë vende të tensionuara, ku për shkak të mungesës së naftës janë vrarë njerëzit mes vete.

 

Shpërndaje në: