Krizë në Podujevën e Bulliqit: Drejtori i VV-së për shëndetësi jep dorëheqje

Krizë në Podujevën e Bulliqit: Drejtori i VV-së për shëndetësi jep dorëheqje

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Driton Veliu, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

Driton Veliu ka dhënë dorëheqje. Ai e ka dhënë një deklaratë për një televizion ka thënë për shkaqe personale dhe për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodh në komunën e Podujevës”, tha Zhitia.

Brenda kësaj jave komuna e Podujevës që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbetur pa dy drejtorë komunal.

Gjatë ditës së martë Bulliqi shkarkoi nga detyra drejtorin e Inspektoratit, Besnik Mulliqi.

 

Shpërndaje në: