Kroacia me fitore të madhe – Eliminon Kanadanë nga Botërori

Kroacia me fitore të madhe – Eliminon Kanadanë nga Botërori

Kroacia ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Kanadasë.

Kroatët mposhtën 4:1 kanadezët dhe i eliminuan nga Kupa e Botës

Pas një harkimi në zonën e kroatëve, i harruar ishte lojtari i Bayern Munich, i cili shënoi për 1:0 në favor të Kanadasë.

Por, Luka Modric me shokë nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthejnë rezultatin.

Po rridhte minuta e 36` kur Kramaric shënoi, pas një aksioni të bukur të kroatëve.

Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra që ata bën në pjesën e parë, sepse arritën të rikthejnë rezultatin.

Zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt kur Livaja realizoi dhe i dha epërsinë Kroacisë.

Më pas ata kishin edhe mundësi të tjera për të realizuar edhe golin e tretë, por nuk arritën.

Pjesa e parë u mbyll 2:1 në favor të kroatëve.

Edhe në pjesën e dytë lojë më të mirë zhvilluan të përzgjedhurit e Zlatko Dalic.

Ata shënuan sërish në minutën e 70` me Kramaric.

Kurse për rezultatin final 4:1 u përkujdes shënoi Majer dhe vulosi gjithçka për kroatët.

Me këtë fitore Kroacia pozicionohet në vendin e parë me katër pikë, kurse Kanada është jashtë Botërorit.

Shpërndaje në: