KRU “Prishtina”: Këto lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti – po sanohet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa banorë të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e një defekti në rrjet.
KRU “Prishtina” tha se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për sanimin e defektit.
Njoftimi i KRU “Prishtina”:
Të nderuar konsumatorë,
si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur:
Gjysma e Hajvalisë
Veterniku (kah Gorenja)
Lagjja Qëndresa
Konsumatorët prapa Grand Store
Zona kah Rezonanca – Lagjja Premium
Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Rikthimi i furnizimit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve./Periskopi/



