Kryeministri malazez për qëndrimin për Kosovën në KiE: Në prill mbahet votimi, atëherë e shihni qëndrimin zyrtar

Kryeministri malazez për qëndrimin për Kosovën në KiE: Në prill mbahet votimi, atëherë e shihni qëndrimin zyrtar

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka folur rreth qëndrimit të qeverisë së tij për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se tek më 18 prill do të mësohet se cili është qëndrimi i Podgoricës për hyrjen e Kosovës në këtë institucion.

“Votimi ka qenë sekret”, ka thënë Spajiq për qëndrimin në Komitetin për Politikë dhe Demokraci ku Mali i Zi kishte votuar kundër, derisa ka vazhduar “Votimi do të zë vend në prill. Atëherë do të shihni pozicionin zyrtar të shtetit të Malit të Zi”, transmeton KlanKosova.tv.

Më 18 prill do të mbahet në Këshill të Evropës ku pastaj do të ketë një votim pas prezantimit të raportueses Dora Bakoyannis.

Shpërndaje në: