Kryeministri në ardhje: Askush nuk ka humbur, koha të bëhemi bashkë

Kryeministri në ardhje: Askush nuk ka humbur, koha të bëhemi bashkë

Avdullah Hoti ka mirëpritur vendimin e Kushtetueses që i jep të drejtë dekretit që e bën atë kryeministër.

“Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”, shkruan vec tjerash Hoti.

Postimi i plotë:

Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.

Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.

Shpërndaje në: