Kryeministri në Francë kërkon heqjen e ditëve pushim

Kryeministri në Francë kërkon heqjen e ditëve pushim

Një propozim nga Kryeministri i Francës, François Bayrou, për të hequr dy festa zyrtare kombëtare ka ndezur një debat të gjerë në vend dhe në Evropë mbi produktivitetin dhe balancën mes punës dhe pushimit.

Sipas të dhënave të Shërbimeve Evropiane të Punësimit, Franca renditet mesatarisht në Evropë me 11 festa zyrtare kombëtare. Megjithatë, rajone franceze si Alsasa dhe Mozela gëzojnë edhe dy ditë shtesë. Heqja e dy festave do ta zhvendoste Francën ndër vendet me më pak ditë pushimi.

“I gjithë kombi duhet të punojë më shumë për të prodhuar më shumë, në këtë mënyrë aktiviteti i përgjithshëm i vendit do të jetë më i rëndësishëm gjatë gjithë vitit” tha Bayrou në një konferencë për shtyp më 15 korrik.

Megjithatë, Instituti Kombëtar Francez i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike ka parashikuar një rritje prej 0.06% të ekonomisë, nëse plani i kryeministrit do të zbatohet.

Qiproja udhëheq me 15 ditë festash zyrtare, e ndjekur nga Bullgaria, Kroacia, Islanda, Malta dhe Spanja me 14. Në fund të listës janë Anglia dhe Uellsi me vetëm tetë ditë pushimi. Disa shtete, si Mbretëria e Bashkuar, kompensojnë pushimet që bien në fundjavë me ditë zëvendësuese, ndërsa Franca jo, një faktor që ndikon në perceptimin e kohës  të lirë për punëtorët.

Europe in Motion raportoi në mars se Andorra, Malta dhe Shqipëria janë vendet që ofrojnë më shumë leje vjetore statutore në të gjithë kontinentin, me Francën që renditet gjithashtu në gjysmën e sipërme.

Nga ana tjetër, Bullgaria jep më shumë leje lindjeje në Evropë, dhe nxënësit bullgarë të shkollave fillore marrin më shumë pushime verore shkollore, 15 javë, krahasuar me fqinjët e tyre.

Në vitin 2023, Danimarka hoqi Ditën e Madhe të Lutjes, e cila festohet të premten e katërt pas Pashkëve, për të provuar të rrisë prodhimin e punës dhe shpenzimet e mbrojtjes. Megjithëse vlerësimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar thanë se kjo rriti vetëm Produktin e Brendshëm Bruto të vendit me 0.01-0.06%

Qeveria e Sllovakisë vendosi në qershor të ndalojë dhënien e 17 nëntorit, Dita e Luftës për Liri dhe Demokraci si ditë pushimi, si pjesë e një strategjie më të gjerë fiskale jo shumë të ndryshme nga propozimet franceze, e cila do të njihet zyrtarisht./Periskopi/

Shpërndaje në: