Kryeministri përsëri: Vendi s’ka pasur asnjëherë rritje ekonomike sikur në këtë vit

Kryeministri përsëri: Vendi s’ka pasur asnjëherë rritje ekonomike sikur në këtë vit

Kryeministri i vendit,Albin Kurti si dhe ministri i Financave Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast, kryeministri Kurti deklaroi se ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse në këtë vit, rreth 10 përqind dhe këtë duhet ndjekur me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit.

Aktiviteti ekonomik është shtuar për afër 30 përqind eksportet janë rritur për mbi 60 përqind dhe të hyrat buxhetore për 34 përqind. Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë është motori kryesorë për qëndrueshmërinë ekonomike të vendit. Pasojat ekonomike të pandemisë që po përcillen me luhatje të çmimeve vënë në pah dy faktorë, si pasojë e shkëputjes së zinxhirëve të furnizimeve shumë vende të Evropës po shohin vende që kanë më afër si tregtues potencial. Shtohet nevoja për prodhim të produktit vendor kështu që Ekonomia të jetë e izoluar nga inflacioni që importohet bashkë me produktet që vijnë nga tregjet ndërkombëtare”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Tutje ai shtoi se pandemia na dëshmojë se prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi, si nga aspekti i sigurisë ekonomike, por edhe nga krijimi i vendeve të qëndrueshme të punës.

“Pavarësisht nga kjo prodhuesit tanë kanë dëshmuar se vullneti dhe puna nuk kanë munguar asnjëherë, por ishte dora e shtetit që nuk ka qenë aktive. Si Qeveri jemi të përkushtuar që të vëmë në punë gjithë kapacitetin diplomatik për tu ndihmuar prodhuesve tanë, që të gjejnë tregje të mjaftueshme jashtë vendit por fillimisht duhet pasur prodhim të mjaftueshëm brenda vendit. Në linjë me programin qeverisës dhe për të arritur këto, kemi zhvilluar sërë masazh në kuadër të Pakos Ekonomike”, shtoi Kurti.

Shpërndaje në: