Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nuk dorëhiqet pas akuzave ndaj gruas

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nuk dorëhiqet pas akuzave ndaj gruas

Pedro Sanchez ka thënë se do të qëndrojë si kryeministër i Spanjës, pas pesë ditësh spekulimesh për të ardhmen e tij.

Ai anuloi angazhimet zyrtare javën e kaluar pasi një gjykatë hapi një hetim fillestar ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion.

Ai i denoncoi ato si një fushatë ngacmimi nga mediat e djathta.

“Shprehjet e solidaritetit nga të gjitha shtresat e shoqërisë” nënkuptonin se ai vendosi të qëndrojë në detyrë, shtoi ai.

Një seri demonstratash u mbajtën në mbarë Spanjën gjatë fundjavës, duke kërkuar që kryeministri të vazhdojë në postin e tij. Më shumë se 10 mijë njerëz u mblodhën para selisë së Partisë Socialiste (PSOE) në Madrid, në shenjë mbështetjeje nga kryeministri.

“Falë këtij mobilizimi, unë kam vendosur të vazhdoj të udhëheq presidencën,” tha zoti Sánchez, duke u zotuar të vazhdoj “me më shumë forcë nëse është e mundur”.

“Kjo nuk ka të bëjë me fatin e një lideri – ka të bëjë me vendosjen se çfarë lloj shoqërie duam të jemi. Vendi ynë ka nevojë për këtë vetë-reflektim. Ne e kemi lënë baltën të njollosë jetën tonë publike për një kohë të gjatë”, tha ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Akuzat kundër gruas së Sanchez, Begona Gomez, u ngritën kundër saj nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad.

Të enjten, prokurori publik i Madridit bëri thirrje që hetimi të mbyllet për mungesë provash. Manos Limpias pranoi gjithashtu se akuzat mund të ishin të pasakta, sepse ato bazoheshin në histori të gazetave në internet – njëra prej të cilave tashmë është vërtetuar të jetë e rreme, .

Në fjalimin e tij, Sánchez pranoi gjithashtu se deklarata e tij që shpalli vendimin e tij për të marrë pushim për të reflektuar mund të ketë qenë “shqetësuese”, por tha se “ka raste kur e vetmja mënyrë për të ecur përpara është të ndalemi, të reflektojmë dhe të vendosim se si doni të shkoni.”

Shpërndaje në: