Kryeprokurorja në rastin e ish-krerëve befason, pretendon se Clark dhe dëshmitarët e tjerë ndërkombëtarë “nuk kishin informacione për UÇK’në”

Kryeprokurorja në rastin e ish-krerëve befason, pretendon se Clark dhe dëshmitarët e tjerë ndërkombëtarë “nuk kishin informacione për UÇK’në”

Kryeprokrurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka pretenduar se dëshmitarët ndërkombëtare të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së, emra si Wesley Clark e James Rubin, nuk kanë qenë mjaftueshëm të informuar lidhur me veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm në luftë.

West në seancën ku ka filluar parashtrimi i deklaratave përmbyllëse për rastin e Thaçit dhe të tjërve ka thënë se ndërkombëtarët, dëshmitarë të mbrojtjes, nuk kishin informacione për strukturën e UÇK’së dhe se s’kanë parë asnjëherë rregullore të saj, shkruan Gazeta Insajderi.

“Gjykata gjithashtu ka dëgjuar dëshmi drejtpërsëdrejti nga dëshmitarë të mbrojtjës, të cilët ishin të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje kanë vlerë për këtë gjykatë, puna e kësaj gjykate është tërësisht e ndryshme. Dëshmitarët ndërkombëtarë janë hedhur në një situatë me pak informacion, kanë ndërvepruar me aktorët kryesorë me vetëm pak herë dhe thuajse nuk kanë parë asnjëherë rregullore dhe s’kanë njohur strukturën e UÇK-së“, ka thënë ajo.

“Për kontekstin e punës së tyre konkrete, kjo shtresë e pakët e informacionit mund të ketë qenë e mjaftueshme, por është absolutisht e pamjaftueshme për gjetjen e fakteve. Kjo mungesë e informacionit është përshkruar më së miri nga një dëshmitar i vetë mbrojtjes, zëdhënësi i UNMIK-ut“, shtoi më tej ajo.

Prokuroria kërkon dënimin prej 45 viteve për ish-krerët e UÇK-së

Shpërndaje në: