Kryeqyteti bëhet edhe me treg të luleve

Kryeqyteti bëhet edhe me treg të luleve

Komuna e Prishtinës ka hapur sot në sheshin “ Skënderbeu” Tregun e Luleve.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha me këtë rast se për herë të parë kryeqyteti do të ketë treg të luleve të freskëta për dashamirët e tyre. Sipas tij me këtë treg do të zhvillohet edhe më tej ky sektor pasi që lulet do të jenë më afër qytetarëve. Tregu i Luleve do të jetë i hapur për çdo ditë me gjashtë shtëpiza dhe gjendet afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kultivuesit e luleve konsideruan se ky është një hap i qëlluar nga komuna për shitjen e luleve.ea.

Shpërndaje në: