Kryeshefi Osmani priti në takim përfaqësuesit e KP “Prishtina”

Kryeshefi Osmani priti në takim përfaqësuesit e KP “Prishtina”

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani ka pritur sot në takim Besart Domanikun, udhëheqës Klubit të Pingpongut “Prishtina” dhe Kastriot Oranën, kryetar i këtij klubi. Bazuar në Ligjin për sponzorizim, ky klub këtë vit është mbështetur financiarisht nga ndërmarrja.

Në shenjë mirënjohje për mbështetjen, përfaqësuesit e klubit i kanë dhuruar kryeshefit Osmani, fanellën e klubit me emrin e tij.

Kryeshefi Osmani është shprehu i kënaqur, që ndërmarrja në kuadër të përkrahjes, që ka ofruar për klube e sportistë të ndryshëm, po kontribuon në avancimin dhe sukseset e reja të sportit vendor.

Klubi i Pingpongut Prishtina është klubi më i vjetër i pingpongut në kryeqytet, i themeluar në vitin 1956. Prej atëherë ka shërbyer si vatër dhe si promovues i talentëve të rinjë për pjesëmarrje në gara vendore e ndërkombëtare. Është një nga klubet më të rëndësishme në vend dhe me traditë të gjatë në pingpong. Me pjesëmarrjen në kampionate kombëtare ka sjellë tituj të shumtë për qytetin e Prishtinës.

Shpërndaje në: