Kryesia e re – Si i ‘eliminoi’ politikisht Abdixhiku kundërshtarët e tij brenda partisë

Kryesia e re – Si i ‘eliminoi’ politikisht Abdixhiku kundërshtarët e tij brenda partisë

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku mori ‘fshisën’ qysh në mëngjes sot, duke larguar nga struktura drejtuese e partisë disa anëtarë, e duke shtuar emra të rinj në kuadër të riorganizimit të brendshëm partiak.

Këto ndryshime vijnë në vazhdën e procesit të ristrukturimit të partisë, të udhëhequr nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas vendimeve të fundit organizative brenda subjektit politik.

Nga përbërja e re e Kryesisë janë larguar këta emra: Arben Gashi, Besa Gaxheri, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri.

Ndërkohë, Kryesisë i janë shtuar këta anëtarë të rinj: Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi, Ermal Sadiku, Shefqet Shehu, Sokol Havolli dhe Ukë Rugova.

 Kryesia e re e LDK-së

LDK pritet që në ditët në vijim të vazhdojë me konsolidimin e strukturave të saj dhe plotësimin eventual të Kryesisë me përfaqësues shtesë nga degët e ndryshme, në kuadër të fazës së re organizative të partisë.

Kjo është Kryesia e re e LDK`së (EMRAT)

Shpërndaje në: