Kryesuesi i QKN nga PDK: Mospërputhja e numrave serikë ka ndodhur në qendrat më të mëdha
Se si shkoi rinumërimi ka folur edhe kryesuesi e Qendrës Komunale të Numërimit nga PDK, Jahir Sumiçi.
Ai tha se dyshimet e para filluan të hënën rreth orës 10:00 dhe është ndalur nga ta në orën 19:00.
“Ajo çfarë ka filluar në ora 10 të hënën ka vazhduar edhe sot, në çdo tavolinë kemi hasur fletëvotime që nuk janë përputhur me numrat serik të vendvotimeve që i kemi numëruar”, tha ai.
Sumiçi shtoi se mospërputhja e numrave serikë ka ndodhur në qendrat më të mëdha në qytet./ Periskopi/



