Kryetari i pikës së VV-së në Zhabar del kundër Agim Bahtirit

Kryetari i pikës së VV-së në Zhabar del kundër Agim Bahtirit

Pakënaqësitë brenda VV-së në Mitrovicë po vazhdojnë të shtohen nga aktivistë të ndryshëm.

Kjo shfaqje e pakënaqësive në shumtën e rasteve vije nga anëtarët dhe aktivistët e vjetër ose nga ata që kanë vendosur që në Lëvizje të hyjnë me parime dhe sinqeritet.

Njëri nga ta që ka kundërshtuar kandidaturën e Agim Bahtirit është edhe kryetari i pikës së VV-së në Zhabar, Musa Rama.

Ai përmes një postimi në facebook ka pyetur disa anëtarë që tani janë futur në VV, se ku ishin në kohën kur protestonin ndaj pushteteve njëzet vjeçare.

Postimi i plotë:

Si kryetar i pikës Zhabarit, dëshiroj të ju pyes juve që gjykoni qendrimin tone ne parime, ku ishit ju në kohen kur protestonim ndaj pushteteve njëzet vjeçare. Ndoshta në oda duke pije e hanger me kundershtaret, edhe sot njejtë po qendroj ne parimet e vjetra.

Kurgju e re, na jemi këmbëngulës në reforma e ndryshime.

Shpërndaje në: