Kryetari i Zubin Potokut thotë se votimi i 21 prillit në Veri s’do të ketë sukses: Nuk do të dal të votoj

Kryetari i Zubin Potokut thotë se votimi i 21 prillit në Veri s’do të ketë  sukses: Nuk do të dal të votoj

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se referendumi i të dielës në katër komunat veriore nuk do të këtë sukses.

Ai ka thënë se këtë e ka kuptuar edhe Lista Serbe – andaj edhe është tërhequr.

“Çfarëdo votimesh që do të mbahen nuk do të mundën që me pas sukses sepse janë disa argumente në të cilat unë kam besuar. Në këtë komunë, Lista Serbe edhe ato vota që i ka marrë ka qenë duke votuar komisionerët e tyre, pa asnjë kontroll. Nuk kanë pasur komisionerë të subjekteve tjera. Ky është argumenti i parë, se nuk është numri i votuesve qysh e paraqesin ata. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk do të i përgjigjen Listës Serbe dhe mendimi im ka qenë prej kohës që nuk mundet me pas sukses. Tani këtë e ka parë edhe Lista Serbe dhe natyrisht është tërhequr për shkak më një formë të dal me ‘fytyrë’ pak në mesin e votuesve të saj”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a do të dal të votojë, Zeqiri tha që do të jëtë hera e parë që nuk do të dalë.

“ Besojë se gjithçka do të shkojë në rregull. Ndoshta kësaj radhe do të jëtë hera e parë që nuk do të dal, për mos me kriju huti. Njerëzit mund të mendojë që kam votuar kundër vetës. Jo pra nuk do të dal”, ka deklaruar ai.

Të dielën e 21 prillit, banorët e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, do të vendosin pro apo kundër largimit të kryetarëve të këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës vendosi që votimi të mbahet më 21, pasi i verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri, të cilat u mblodhën nga mesi i muajit janar./teve1

Shpërndaje në: