Kryeziu i përgjigjet VV’së dhe PDK’së: Vjedhja e votave është pasojë direkte e dështimit të KQZ-së
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj Alban Krasniqit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arianit Elashani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),që janë anëtarë të KQZ-së, pasi fajësuan shoqerinë civile që nuk i kanë mbikëqyrur komisionerët dhe ka ndodhur vjedhja e votave.
Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook iu ka thënë se vjedhja e votave është pasojë direkte e KQZ’së, raporton Periskopi.
“Lexova dikund, se Alban Krasniqi i VV-së dhe Arianit Elshani i PDK-së, si anëtarë të KQZ-së, qenkan ankuar dhe paskan provuar ta fajësojne shoqërinë civile pse nuk i ka vëzhguar ata, bashkëpartiakët e tyre dhe komisionerët e propozuar nga partitë, të kontraktuar nga vetë KQZ-ja, duke vjedhur vota. Pra, qenkan ankuar pse nuk janë vëzhguar teksa kanë dështuar dhe lejuar manipulimin e votave. Nëse nuk e dinë si anëtarë të KQZ-së, le ta mësojnë: vjedhja e votave është pasojë direkte e dështimit të KQZ-së për ta mbikëqyrur dhe menaxhuar procesin zgjedhor, dhe e askujt tjetër”, ka shkruar Kryeziu./Periskopi/
Postimi i plotë:



