Kryeziu kritikon KQZ: Duhet të flasë si autoritet kushtetues, e jo përmes komunikatave

Kryeziu kritikon KQZ: Duhet të flasë si autoritet kushtetues, e jo përmes komunikatave

Ismet Kryeziu ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të veprojë si një autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave që synojnë të arsyetojnë vetveten, raporton Periskopi.

Kryeziu në një postim në Facebook thekson se transferimi i përgjegjësisë institucionale dhe i besimit qytetar te një kompani private është i papranueshëm.

Postimi i plotë:

KQZ-ja duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave dhe njoftimeve që synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale dhe besimin qytetar te një kompani private.

Është i papranueshëm pretendimi se një biznes privat mund të garantojë besimin në procesin zgjedhor.

Kjo përbën një gabim të rëndë institucional, rritë mosbesimin në proces dhe tregon mungesë serioze profesionalizmi.

Shpërndaje në: