Kryeziu: Zyrtarët e VV-së të mos ushtrojnë presion mbi institucionet e drejtësisë

Kryeziu: Zyrtarët e VV-së të mos ushtrojnë presion mbi institucionet e drejtësisë

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj komenteve të politikanëve dhe zyrtareve të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me veprimet e gjyqësorit.

Ai këto komente i ka quajtur tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

”Komentet e politikanëve për veprimet e gjyqësorit nuk janë opinione politike, por tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Kryeziu.

Ai po ashtu ju ka kërkuar që të vazhdojnë me politikën, dhe të mos ushtrojnë presion mbi institucionet e drejtësisë.

”Ndaj është mirë që politikanët edhe zyrtarët e VV-së të vazhdoni me politikën nëse tashmë bëni politika dhe mos të ushtroni presion mbi institucionet e drejtësisë. Institucionet përgjegjëse dhe legjislacioni ynë, ka mjaft mekanizma për të garantuar drejtësinë”.

Postimi i plotë

Komentet e politikanëve për veprimet e gjyqësorit nuk janë opinione politike, por tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ndaj është mirë që politikanët edhe zyrtarët e VV-së të vazhdoni me politikën nëse tashmë bëni politika dhe mos të ushtroni presion mbi institucionet e drejtësisë. Institucionet përgjegjëse dhe legjislacioni ynë, ka mjaft mekanizma për të garantuar drejtësinë.

Shpërndaje në: