Kthehet sërish vapa afrikane në vendin tonë

Kthehet sërish vapa afrikane në vendin tonë

Të martën temperaturat mbi vendin tonë parashihen të jenë relativisht të freskëta, më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Sipas IHMK-së Temperaturat minimale  parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në  24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja  me shpejtësi  deri 8m/s.

Shpërndaje në: