Ku po mbetet Arben Vitia? Kurti nuk thotë fjalë aq të ëmbla kësaj radhe

Ku po mbetet Arben Vitia? Kurti nuk thotë fjalë aq të ëmbla kësaj radhe

Kryeministri Albin Kurti është pyetur nga gazetarët edhe për fatin e Arben Vitisë, ish ministrit të Shëndetësisë që humbi garën për Prishtinën.

Kryeministri u tregua mjaft diplomatik në përgjigjen e tij, pas emërimit të ministrit të ri emri i të cilit ishte Rifat Latifi – një ish këshilltar i Hashim Thaçit.

“Arben Vitia ishte i njohur edhe para se të bëhej ministër i shëndetësisë. Nuk ka ndonjë hezitim prej nesh se ku do të angazhohet ai në të ardhmen. Por kjo i mbetet edhe atij që të vendos se ku do të angazhohet.” – është shprehur kryeministri ynë, përcjell Periskopi.

Vitia është shef i Qendrës së Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, dhe ishte besuar që Kurti në kohë pandemia kishte mbajtur pozicionin e ministrit të Shëndetësisë vakant pikërisht për t’i ruajtur atij pozitën në rast se humbte.

Deklarata e kryeministrit se “i mbetet edhe Arben Vitisë” që të vendos për angazhimin e radhës nuk duket se flet aq mirë për ish ministrin dhe ish kandidatin që mori mbi 100 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Periskopi 

Shpërndaje në: