Kuçi: Nagavci nuk është në gjendje t’i jap vetës mësim

Kuçi: Nagavci nuk është në gjendje t’i jap vetës mësim

Aktivistja nga Partia SocialDemokrate, Natyra Kuçi ka thënë se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është në gjendje të jap mësim për vete dhe nuk është mësimdhënëse e mire.

Kuçi tha se ministrja Nagavci, do të duhej t’i rishkollonte mësimdhënësit nëse është nevoja, e jo t’i ndëshkojë ata.

Ajo më tej akuzoi Nagavcin se nuk ka një plan për qeverisje.

“Arbërie Nagavci nuk është në gjendje me dhënë mësim për veti, nuk është as mësimdhënëse e denjë e lëre më as ministre pas asnjë plan qeveritar, flet për cilësinë në arsim, kur ajo e ka për detyrë me rregullu. Ajo duhet t’i marrë të gjitha programet model në botë, edhe me i rishkollu mësimdhënësit nëse ka nevojë, e jo me i ndëshku e me i klasifiku”, tha Kuçi në Politiko.

Shpërndaje në: