Kujdes nga rusët edhe kur u japin dhurata, ja çfarë i dërguan italianëve kundër virusit

Periskopi.com Lajme

Ndihma që Rusia i ofroi Italisë për të përballuar situatën e vështirë për shkak të koronavirusit, duket se ka shkaktuar një debat të paparashikuar mes dy vendeve, ose saktësisht “përplasje” mes Rusisë dhe shtypit italian.

Dje, më 2 prill Gjeneral Major Igor Konashenkov, përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë kritikoi ashpër gazetën italiane La Stampa. Konashenkov i është përgjigjur një artikulli të shkruar nga Jacopo Iacoboni dhe të botuar në 24 Mars. Gazetari italian Iacoboni, ka raportuar se 80% e ndihmave që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i kishte dërguar Italisë për të luftuar pandeminë COVID-19 ishte “e padobishme”.

Në bashkëpunim me Natalia Antelavan, drejtuese e sajtit investigativ Coda Story ata publikuan një artikull më 2 prill , duke argumentuar se ndihma e Rusisë ishte një operacion inteligjence dhe propagande. Sipas artikullit, Rusia dërgoi “mbështetjen” e saj për Italinë në fund të marsit pas diskutimeve midis Presidentit Rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit Italian Giuseppe Conte. “Paketa e ndihmës ishte jashtëzakonisht e pazakontë dhe përbëhej nga 15 aeroplanë të stërmëdhenj ushtarak me 122 oficerë nga një njësi sekrete ushtarake”, vijon më tej shkrimi i dy gazetarëve italianë.

Madje, sajti investigativ Coda Story shkonte dhe më tej. Sipas tyre ndihma e Rusisë ishte me të vërtet “Kali i Trojës”. Hamish de Bretton-Gordon, një ish komandant i forcave NBC të Mbretërisë së Bashkuar, i cili citohet në artikullin e publikuar te La Stampa, është shprehur se trupat që Rusia dërgoi në Itali përfshinin operativë të inteligjencës ushtarake ruse. Ai sugjeroi që Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) do të mblidhte informacione mbi ushtrinë e Italisë dhe do të krijonte rrjete.
Mirëpo, ky artikull nuk iu ka pëlqyer rusve, të cilët kanë reaguar të indinjuar përmes zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka thënë në fund dhe një shprehje të vjetër latine”kush i hap varrin tjetrit, bie vetë brenda.”

“Ne i kemi kushtuar vëmendje përpjekjeve të vazhdueshme që për dy javë gazeta La Stampa po vë në terren për të diskredituar misionin e rusëve që janë mobilizuar për të ndihmuar italianët në vështirësi”, ka thënë Gjeneral Konashenkov, ndërsa ka shtuar “Shumica e mjekëve dhe epidemiologëve rusë janë përcaktuar nga gazeta si ekspertë të luftës biologjike.”

Sipas zyrtarit të lartë rus, pvarësisht spekulimeve të LA Stampa rusët kishin shkuar në Itali për të ndihmuar ata në betejën me koronavirusin.

“Sidoqoftë, në sfondin e spekulimeve të tilla, përkundër dyshimeve të bujshme të La Stampa, në vend që të zhvillonin një luftë biologjike, epidemiologët arritën në Itali për të luftuar koronavirusin së bashku me kolegët e tyre italianë po zhdukin Covid-19 në 65 shtëpi të pjesës tjetër të Bergamos”, ka thënë Gjeneral Major Igor Konashenkov, përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Shpërndaje në: