Kupa e Botës| Anglia ia çelë një kanal tjetër Panamasë, pesë gola në pjesë të parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Angli – Panama me rezultat turpërues për këta të fundit, 5 me 0.
Kombëtarja e drejtuar nga Garreth Southgate luajti futboll shumë të hapur dhe kjo rezultoi pozitive sepse lojtarët dukeshin të disponuar për lojë dhe krijuan shumë raste shënimi. Kane realizoi dy herë, dhe të dyja herët nga penalltia, duke u barazuar me Cristiano Ronaldon dhe Romelu Lukakun, shkruan Periskopi.
Dy herë shënoi edhe John Stones, futbollisti i Manchester Cityt, dhe një herë, një gol spektakular e shënoi edhe Jesse Lingard.
Panamaja që merr pjesë për herë të parë në Botëror, deri tash ka pranuar 8 gola pa shënuar asnjë. /Periskopi



