Kupa e Botës| Spanja ia tregon Iranit topin ‘nuklear’: 80% posedim (Video)
Spanja e ka mposhtur Iranin me rezultat 1:0
‘Stuhia e Kuqe’ e dominoi tërësisht Iranin ku gjatë 90 minutave kishte për 80 për qind topin në këmbë, bëri 18 tentime në drejtim të portës së kundërshtarit, por arriti që ta shënojë vetëm një gol, shkruan Periskopi.
Diego Costa shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 54-të.
Tani Grupin B e udhëheqin Spanja dhe Portugalia me nga katër pikë, ndërsa Irani është në vendin e tretë me 3 pikë. /Periskopi/



