Kur Diellza Kolgeci këndonte “Si Kleopatra” (Video)

Kur Diellza Kolgeci këndonte “Si Kleopatra” (Video)

Diellza Kolgeci është e njohur për publikun si një ndër vajzat e cila ka eksperimentuar në shumë fusha.

Fillimet e saj, ajo i ka pasur si modele kur edhe është shpallur “Miss Kosova”, më pas ka luajtur si aktore në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”.

Studimet i ka mbaruar për shkenca politike, edhe pse nuk është marrë shumë me këtë fushë, mirëpo me plot gojë, Diellza mund të thuhet se është vajza që di t’i bëjë të gjitha.

Ajo i është futur edhe rrugës së muzikës, ndonëse nuk ka pasur asnjëherë interes prej saj.

Ka të regjistruara mbi pesë këngë, por që njëra nga to mbahet më shumë në mend nga publiku, pasi ishte realizuar edhe me një klip tejet të veçantë.

Në vitin 2006, Diellza kishte realizuar këngën dhe klipin “Si Kleopatra”, një këngë e punuar nga Andin Randrobrava me tekst të Memli Krasniqi.

Klipi i kësaj kënge ka qenë tejet special, ngase janë përdorur efekte vizuale të ndryshme, të cilat dërgonin imagjinatën e shikuesit në atmosferën e qytetit të lashtë të Egjptit.

Diellza në atë kohë si adhuruese e gjarprit, ishte shfaqur pa frikë me gjarprin e saj Klean në klip, duke e ledhatuar dhe rrëshqitur për gjatë trupit.

“Si Kleopatra”, një klip interesant dhe kontravers në atë kohë ende edhe sot mbahet mend nga publiku, ndonëse nuk gjendet në kanalin YouTube, pos në profilin zyrtar të Diellzës në Facebook.

Në linkun e më poshtëm ju ftojmë të shihni Diellza Kolgecin me klipin e saj “Si Kleopatra”, klip në të cilin duket sikur të ishte vet mbretëresha e Egjiptit. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/dkolgeci/videos/10156188932165615/

Shpërndaje në: