Kur do ta luajë ndeshjen e parë Ronaldo për Juventusin?

Kur do ta luajë ndeshjen e parë Ronaldo për Juventusin?

Pas kalimit të tij të befasishëm nga Real Madridi në Juventus, të gjithë janë duke pritur më padurim që të shohin se kur do të debutojë për herë të parë portugezi për skuadrën italiane

Cristiano Ronaldo kalojë në mënyrë sensacionale në Juventus nga Real Madridi për një marrëveshje 100 milionë euro, duke bërë më interesant botën e futbollit.

Superylli portugez ka fituar gjithçka me skuadrën nga La Liga para se të kalojë në Itali dhe shpreson që edhe më skuadrën e re të vazhdojë dominimin e tij në çdo aspekt në futbollin europian, përfshirë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve për Juventusin.

Por kur do ta bëj ai debutimin e tij me Juventusin dhe a do të përballet kundër Los Blancos kur këto dy skuadra do të luajnë në Intertnational Champions Cup këtë verë në SHBA? Këto janë disa detale për këtë gjë që sjell portali Goal.

A do të luaj Ronaldo për Juventusin në ICC?

Për shkak të paraqitjes në Botëror, ylli portugez do ta humbet mundësinë për tu përballur më ish klubin e tij, Real Madrid, takim që Juventus do ta zhvillojë në FedEx Field të Maryland më katër gusht.

Ronaldo i bashkohet një mori yjesh të tjerë të Botërorit që pritet të humbasin ndeshjen parasezonale pasi që ka marrë pushim me të gjatë. Atij do ti bashkohet edhe ylli tjetër i Juventusit Paulo Dybala, i cili nuk do ti bashkohet asaj deri pak para fillimit të sezonit.

Ronaldo ka treguar se ai nuk do të fillojë stërvitjet me Juventusin deri më 30 korrik, por stërvitjet do ti bëj në Itali dhe jo në Amerikë.

Juventus ka fituar kundër gjigantëve të Bayern Munichut 2-0 në këtë garë, derisa ka barazuar më Benfican por skuadra italiane ka fituar me penallti.

Ata do të përballen më MLS All-Stars më 1 gusht, para se të përfundojnë turneun në SHBA kundër Real Madridit tri ditë më vonë.

Kur do të luaj Ronaldo ndeshjen e tij të parë për Juventus?

33 vjeçari ka theksuar se qëllimi i tij është të paraqitet për kampionët e Serie A në fillim të sezonit, edhe pse ai mund të paraqitet për herë të parë në një ndeshje miqësore të zakonshme kundër skuadrës se re të Juventusit në Villar Perosa (e cila shërben edhe si shtëpia e presidentit të Juventusit dhe familjes se Andrea Agnellit) më 12 gusht.

Ai pritet që të debutojë në Serie A për Juventusin kur fillon sezoni në Itali, në vikendin e 19 gushtit, ku kampioni në fuqi i Serie A do të udhëtojë në Chievo për ndeshjen e parë në ligë. /Express/

 

Shpërndaje në: