Kur do të procedohet Ligji i Pagave në Qeveri, tregon Xhelal Sveçla

Kur do të procedohet Ligji i Pagave në Qeveri, tregon Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë në seancën e Kuvendit se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.

Sveçla ka thënë se MPB-ja po punon me Ministrinë e Financave për të caktuar koeficientin për të pasur barazi në sektorin publik.

“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë ai duke shtuar se me ligjin që planifikohet të miratohet “do të ketë sistem të mirëfilltë, afatgjate, të zbatueshme e funksionale të pagave dhe shpërblimeve”, ka thënë Sveçla.
Nga Qeveria, javë më parë kanë thënë se janë duke punuar në Ligjin për Paga, që siç kanë thënë qëllimi primar i tij do të jetë që të krijojë transparencë dhe barazi në sektorin publik, për dallim nga ai paraprak, që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Kurti është zotuar se paga minimale do të ngritët në 250 euro.

Shpërndaje në: