Kur luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Play Off? Portugali – Itali?

Kur luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Play Off? Portugali – Itali?

Sot, në Zurich të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën Play Off të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.

Shorti ka vënë disa ndeshje interesante, si ajo mes Polonisë e Rusisë, por edhe Suedi – Çeki.

Në anën tjetër, në rrugën C, Italia dhe Portugalia janë gjysmëfinaliste, që do të thotë se mund të përballen me njëra tjetrën në finale të C.

Por, kur do të luhen ndeshjet e shortit që u tërhoq sot?

Gjysmëfinalen e Play Off do të luhen të enjten e 24 marsit 2022, kurse finalja e Play Off do të luhet të martën e 29 marsit 2022.

Kurse, Kupa e Botës Katar 2022 nuk do të zhvillohet verës si gjithmonë, por do të zhvillohet mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit. Shorti final tërhiqet në prill të 2022. /Periskopi/

Shpërndaje në: