Kur sundojnë sociopatët: Mbreti tajlandez në karantinë me 20 gra të cilat i drogon dhe i mbanë në dhomë seksi

Kur sundojnë sociopatët: Mbreti tajlandez në karantinë me 20 gra të cilat i drogon dhe i mbanë në dhomë seksi

Pandemia e koronavirusit ka nxitur shumë gjeste solidariteti, por gjithashtu edhe veprime kontraste me të.

Pa e vazhduar më gjatë me elaborime, Mbreti i Tajlandës e ka shndrruar veten në njeri shumë të urryer në vendin e tij dhe jo vetëm, transmeton Periskopi.

Maha Vajiralongkorn, i kurorëzuar si Mbret në maj të vitit 2019, ka vendosur të izolohet në një hotel luksoz në Alpet gjermane.

Monarku aktualisht po qëndron i bllokuar së bashku me stafin e tij personal, si dhe 20 gra.

n police guarding a portrait of King Maha Vajiralongkorn (Rama X) in Bangkok

Tajlanda është e shokuar pas detajeve të publikuara nga të bëmat e monarkut brenda mureve të këtij hoteli.

Sipas gazetarit Andrew Macgregor Marshall, 20 gratë drogohen vazhdimisht që të jenë të disponueshme për Mbretin në të ashtuquajturën “dhomën e kënaqësisë”.

Kjo dhomë thuhet se është instaluar në katin e katërt të hotelit, derisa shtohet se këto gra jetojnë në një lloj sekti, ku aplikohet presion i vazhdueshëm psikologjik dhe Mbreti vendos për fatin e tyre; u vendos emra të rinj dhe madje ua cakton edhe mënyrën si t’i rregullojnë flokët.

Ankesat u kushtojnë shumë.

Niramon Onuprom ishte favoriti për ta marrë kurorën mbretërore, para se të zhdukej në tetorin e kaluar.

Spekulimet sugjerojnë se atë e vranë në burg, ku u vendos nga Mbreti aktual, i cili është i etur për pushtet dhe për gra të reja. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: