Kurti: Aq sa na bashkon historia, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi në çdo fushë me Shqipërinë

Kurti: Aq sa na bashkon historia, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi në çdo fushë me Shqipërinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook, ka dhënë detaje për mbledhjen e tetë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që u mbajt në Prishtinë.

“Aq sa na bashkon historia, gjuha e kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë. Bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rritë besimin social ndërmjet qytetarëve në të dy anët e kufirit”, ka shkruar ai.

Tutje Kurti tha që në mbledhjen e sotme u nënshkruan disa marrëveshje.

“Me këtë qëllim, në mbledhjen e sotme nënshkruam marrëveshje ndërqeveritare për arsim, drejtësi, mbrojtje, shëndetësi, energji, bujqësi, dogana, sigurime shoqërore, turizëm, rini, gjendje civile, lëvizje të lirë, transport e infrastrukturë rrugore. Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fortë ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona”.
“Teksa qëndrojmë të përbashkuar, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë e avancojmë marrëdhëniet tona të afërta”, tha Kurti.

 

Shpërndaje në: