Kurti arsyeton masat: Ato s’kanë rënë nga qielli, ne s’marrim vendime shkel e shko

Kurti arsyeton masat: Ato s’kanë rënë nga qielli, ne s’marrim vendime shkel e shko

Kryeministri Albin Kurti ka arsyetuar masat e marra anti-COVID, duke thënë se nuk kanë rënë nga qielli, transmeton Periskopi.

‘’Mund ta ngadalësojmë rritjen e infektimeve. Neve na duhet medoemos ta ngadalësojmë shpejtësinë e virusit, e tani të vaksinohen sa më shumë. Vetëm nëse qytetarët kanë mundësi të vaksinohen dhe të zhvillojnë imunite të mjaftueshëm’’, ka thënë ai sot në Kuvend.

‘’Masat nuk kanë rënë nga qielli por rezultat i kujdesshëm.  Jemi Qeveri që nuk marrim vendime që merr ad-hoc e shkel e shko. Jemi qeveri q merr vendime duke u bazuar në konsultime të vazhdueshme. MSH i kanë propozu këto masa pas konsultimeve me ekspertë.’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: