Kurti dhe Vuçiq nesër në Berlin: Deputeti i VV-së mendon se Kancelari gjerman do të merret me punën e targave

Kurti dhe Vuçiq nesër në Berlin: Deputeti i VV-së mendon se Kancelari gjerman do të merret me punën e targave

 Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, mendon se Kancelari gjerman Olaf Scholz do të merret me çështjen e targave.

“Mendoj se Kosova në këtë takim do të shprehë gatishmërinë e saj për të vazhduar dialogun. Mund të diskutohet edhe për marrëveshje si çështja e targave”, ka thënë Rexhaj në një debat televiziv, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se Kancelari gjerman, Olaf Scholz, të mërkurën do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Me këtë takim, Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në: