Kurti e komenton më në fund gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, “kahet” sërish për financimet

Kurti e komenton më në fund gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, “kahet” sërish për financimet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e James Rubin në Hagë.

“E kam përcjellur pjesërisht me aq sa mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta, mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar, ne kemi dhënë mbështetjen financiare në mënyrë të pandërprerë. Shpresojmë për të mirën, në anën tjetër qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, tha Kurti.

Ai u pyet për faktin se Adem Demaçi po del si njeriu kryesor. Kurti tha se nuk jep vlerësime politike, përcjell Periskopi.

“Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike”, tha Kurti për T7.

Shpërndaje në: