Kurti fton Abazoviqin që të reflektojë për Demarkacionin: Ne jemi gati

Kurti fton Abazoviqin që të reflektojë për Demarkacionin: Ne jemi gati

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të rishikohet demarkacioni me Malin e Zi.

“Me qeverinë e Malit të Zi, duhet të formohet Komisioni i përbashkët për rishikimin e marrëveshjes dhe korrigjimin e gabimeve.

Komisioni duhet të themelohet në momentin më optimal politik. Duhet të pritet formimi i Komisionit nga pala malazeze e pastaj të koordinohen aktivitet në terren.

Ne jemi gati.

Normal për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta. Me rëndësi për ne është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për këtë. Besoj që edhe qeveria e re do të reflektojë”, ka thënë Kurti duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Shemsedin Dreshaj lidhur me këtë çështje./Periskopi/

Shpërndaje në: