Kurti hyn në Kuvend me banane e qumësht në dorë (VIDEO)

Kurti hyn në Kuvend me banane e qumësht në dorë (VIDEO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur para pak çastesh në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, aty ku pas pak pritet të fillojë seanca jashtëzakonshme për votimin e Buxhetit të vitit 2026.

Teksa ngjitej shkallëve për në sallë, ai s’harroi ta merrte me vete mëngjesin që përbëhej nga një banane e një shishe qumësht për këtë ditë që pritet të jetë e rëndësishme, raporton GazetaDemos, transmeton Periskopi.

Pas pak pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite është votimi i buxhetit për vitin 2026, e pas saj, seancë për votimin e Qeverisë Konjufca./Periskopi/

Shpërndaje në: