Kurti: Jo pak aktivistë të VV janë si nxënësit që dëgjojnë në klasë, por nuk mësojnë në shtëpi

Kurti: Jo pak aktivistë të VV janë si nxënësit që dëgjojnë në klasë, por nuk mësojnë në shtëpi

Albin Kurti mbrëmë ka prezantuar platformën e tij për qeverisjen 4 vjeçare të partisë së tij, Vetëvendosje.

Ai tha veç tjerash se jo pak aktivistë të kësaj partie ‘janë si nxënësit që dëgjojnë në klasë por nuk mësojnë aq shumë në shtëpi’.

“Jo pak aktivistë tonë, janë si nxënësit që dëgjojnë në klasë por nuk mësojnë aq shumë në shtëpi dhe përgjithësisht shkruajnë pak.

Shkrimi e mundëson thellimin, strukturimin dhe sistematizimin e të menduarit.

Nuk ka organizim politik pa mendim, ide, botëkuptim dhe ligjërim të organizuar pra pa tekst.

Fryma e përgjithshme e shkollës tonë politike, përvec socialdemokracisë, fryma e përgjithshme e shkollës tonë politike duhet të jetë edhe kombëtariste”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: