Kurti – Kombëtares së Kosovës: Kur nuk shënon, pëson

Kurti – Kombëtares së Kosovës: Kur nuk shënon, pëson

Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur instagramin që të reagojë për lojën Kosova – Irlanda e Veriut, që përfundoi 1-2.

Ai përmend rregullin futbollistik, që Kosovës po i kushton me tri pikë.

Ja postimi i plotë:

 

Në mesin e të gjitha rregullave të futbollit, ka një që është e pashkruar: kur nuk shënon, pëson. Kjo rregull sot na kushtoi 3 pikë, të cilat të plota na u rrëmbyen në minutat e fundit të ndeshjes. Në Belfast të Irlandës së Veriut luajtëm shumë më mirë se ç’thotë rezultati përfundimtar, andaj edhe duhet të ndjehemi krenarë për lojtarët tanë. Kënga ‘Besa-Besë’, që disa herë kumboi stadiumin, vazhdon. Për Kosovën dhe për Shqipërinë, që i urojmë fat në përballjen e saj me Izraelin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Shpërndaje në: