Kurti mbron Goran Rakiqin para gazetarëve pasi ai ishte në Veri me protestuesit serbë

Kurti mbron Goran Rakiqin para gazetarëve pasi ai ishte në Veri me protestuesit serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për pjesëmarrjen e ministrit të tij serb, Goran Rakiq në protestën në Veri pas vendosjes së reciprociteti për targa.

Kurti u pyet nga gazetarët nëse do të ketë ndonjë masë ndëshkuese për Groan Rakiq, Kurti u përgjigj se nuk do të marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj tij

“Unë kam qenë në kontakt me Rakiq, me ministrin Rakiq kemi dallime, nganjëherë me të vogla nganjeherë më të mëdha, nuk mund të ankohem për komunikimin me të sepse nuk mungon”

“Nuk e kam përshtypjen që ka shkuar që të marrë pjesë atje, të organizoj protesten. Aq sa kam unë informata ai është përpjekur që situata të mos eskaloj, të mos ketë verpime të dhunshme. Nuk mendoj që do të marr masa ndëshkuese ndaj tij ashtu siç po thoni ju.”, ka thënë Kurti, transmeton Periskopi.

Ndryshe në Kosovës është kërkuar që të shkarkohet Goran Rakiq për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestë në Veri për kundërshtim të masës së reciprociteti për targa./Periskopi/

Shpërndaje në: