Kurti: Ndihem i sigurt

Kurti: Ndihem i sigurt

kryeministri Albin Kurti ka komentuar edhe atentatin e planifikuar ndaj tij, i cili u bë publik të hënën nga mediat në Shqipëri.

Kurti ka thënë se ishin në dijeni të atyre planifikimeve, por ato nuk janë publikuar për të mos shqetësuar popullatën.

“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë ndihem i sigurt. Sa jam i sigurt e vlerësojnë organet e drejtësisë. E kemi thënë që kemi qenë në dijeni të atyre planifikimeve, por s’i kemi publikuar pasi është vlerësuar se janë bërë për të shqetësuar popullatën dhe për të krijuar destabilizim”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: