Kurti në SHBA, a do të takohet me Gazmend Gjonbalajn – biznesmeni që premtonte 50 mln € nëse fitonte LVV-ja?

Kurti në SHBA, a do të takohet me Gazmend Gjonbalajn – biznesmeni që premtonte 50 mln € nëse fitonte LVV-ja?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan Periskopi.

Duke marrë parasysh se sa i izoluar është i pari i Qeverisë në detyrë nga SHBA-të, atje nuk pritet të ketë ndonjë takim të rëndësishëm me politikanë të nivelit të lartë amerikanë.

Kurti edhe pas pesë vitesh në pushtet, nuk ka arritur që t’i prek dorëzat e dyerve të Shtëpisë së Bardhë.

Por, përveç kësaj, kreu i VV’së nuk ka arritur ta takojë as biznesmenin e njohur dhe mbështetësin e tij – i cili jeton dhe vepron në SHBA – z. Gazmend Gjonbalaj.

Mërgimtari Gjonbalaj ishte bërë viral në zgjedhjet e 2021-ës, ku përmes një videoje premtonte se nëse fiton Albin Kurti, do të investonte plot 50 milionë euro në Kosovë.

Madje, videoja ku ai e premtonte këtë investim të madh ishte shpërndarë edhe nga vetë Kurti.

Por, i njëjti sot e asaj dite nuk u bë i gjallë, pavarësisht se Kurti kishte dalur fitues.

Se a do të arrijë ta takojë Kurti, biznesmenin Gjonbalaj, kjo mbetet të shihet në qëndrimin e tij në SHBA.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në SHBA më datë 6 maj. Ende nuk dihet sa do të zgjasë vizita e tij atje. /Periskopi/

Militantët e VV’së “eksitohen” para vaktit, Kurti i izoluar nga SHBA-të nuk pritet të ketë takime të nivelit të lartë në New York

Shpërndaje në: