Kurti në Vatikan s’e njoftoi ambasadorin, Hoti: Këtij përbuzësi të shtetit të Kosovës duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor
Avdullah Hoti i LDK’së e ka quajtur mungesë të kulturës dhe përbuzësh të shtetit Albin Kurtin,pas vizitës së këtij të fundit në Vatikan, ku edhe e anashkaloi dhe nuk e lajmëroi ambasadorin e Kosovës atje, Vehbi Miftarin, raporton Periskopi.
Postimi i Hotit:
Duke mos e njoftuar Ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Kurti e dëshmon edhe një herë mungesën e kulturës shtetërore në veprimet e tij.
Kjo nuk është asgjë e re. Kështu ka vepruar ky dhe vartësit e tij në vazhdimësi.
Shumë mund është bërë që shteti i Kosovës ta ketë të dërguarin e vet në Selinë e Shenjtë dhe gjithandej nëpër botë.
Injorimi i Ambasadorit të Kosovës është injorim i shtetit të Kosovës.
Këtij përbuzësi të shtetit të Kosovës duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor.



