Kurti nga IKSHPK flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo çështje nuk pret

Kurti nga IKSHPK flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo çështje nuk pret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas vizitës në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovë, ku nga atje bëri thirrje që të vaksinohet të gjithë qytetarët.

Kurti përveç thirrjes për vaksinim, ai foli disa fjalë edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se tema që nuk pret për Qeverinë e Kosovës është tema e të pagjeturve.

“Unë jam i informuar për përgatitjet që i ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi që si përgjegjësi e tij është edhe dialogu, por këto janë takime përgatitore të një dialogu që duhet të ketë kapitull të ri veçse ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, prandaj së bashku me zv.kryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i komisionit Andin Hoti sepse s’mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse natyrisht me njohje reciproke brenda me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre”, tha Kurti.

“Ndërsa për çështjet të tjera ne kemi dhënë propozimet tona të cilat nuk janë pranuar, mund të hapen tema të diskutimit mes Kosovës dhe Brukselit por jo edhe me Serbinë”, tha ai, transmeton Periskopi.

Ndryshe sot është mbajtur takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin evropian.

Pas takimit me Petkoviqin, Bislimi: S’do të ketë takim Kurti-Vuçiq

 

 

Shpërndaje në: